I premtoi Ilirit se do ti shihte familjen, Sabiani takon vajzën e balerinit

I premtoi Ilirit se do ti shihte familjen, Sabiani takon vajzën e balerinit

14:00, 02/01/2022
A+ Aa A-

Iliri mori mbrëmë surprizën më të bukur në "Big Brother".

Vajza e tij bukuroshe, Emily erdhi nga Italia për të takuar të atin.

Babë e bijë u takuan mes emocionesh e lotësh teksa Iliri i bëri dhe një kërkesë vajzës, të mësojë shqip.

Sot Emily është takuar edhe me mikun e ngushtë të të atit, Sabianin, i cili e ka përcjellë në aeroport.

Sabiani e ka prezantuar Emilyn me djalin e tij të vogël duke shprehur se ata tani janë si motër e vëlla.

"E përcollëm motrën", shkruan Sabiani krah fotos ku shfaqen të tre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco