FOTO/ Askush nuk e dinte, Viti i Ri e gjen të martuar aktoren e famshme

FOTO/ Askush nuk e dinte, Viti i Ri e gjen të martuar aktoren e famshme

11:41, 02/01/2022
A+ Aa A-

Viti i ri 2022 erdhi në një mënyrë më të mirë të mundshme për aktoren e famshme Halle Berry dhe të dashurin e saj Van Hunt.

Aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram bëri të ditur se ajo dhe Hunt janë martuar në një ceremoni private.

Në foton e parë që aktorja postoi shihet ajo dhe i dashuri i saj përballë një pesiazhi idilik duke shkëmbyer puthje.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Halle Berry shkroi: "Epo ... është zyrtare", duke bërë që miqtë e saj në internet të nxitojnë t'i dërgojnë asaj urimet më të mira në komente.

Dashuria mes tyre nisi në vitin 2020, ndërsa dy muaj më parë aktorja kishte deklaruar në një intervistë se po mendonte të hidhte hapin e radhës në lidhjen e tyre. 

Asnjëri prej tyre nuk kishte treguar se kanë ndërmend të martohen kaq shpejt.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco