Befason Mbretëresha Elizabeth, ja çfarë filmi shikon çdo Krishtlindje

Befason Mbretëresha Elizabeth, ja çfarë filmi shikon çdo Krishtlindje

14:23, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ka dalë në pah një zakon interesant i mbretëreshës Elizabeth, e cila prej disa kohësh po lufton me probleme shëndetësore. 

Mësohet se Mbretëresha shikon çdo vit për Krishtlindje, filmin e saj të preferuar, Flash Gordon .

Deklarata për këtë temë erdhi nga Brian Blessed, një nga aktorët e filmit në fjalë. 

Blessed tha në një intervistë se mbretëresha ulej dhe shikonte filmin me nipërit e saj çdo Krishtlindje.

Image

Shumë u befasuan nga kjo deklaratë e aktorit sepse në përgjithësi të gjithë prisnin që Mbretëresha të pëlqente një film klasik të Krishtlindjeve si "Vetëm në shtëpi", "Këngë e Krishtlindjes" ose "Elf".

Flash Gordon është një film fantastiko-shkencor i vitit 1980 me Sam Jones dhe Brian Blessed. 

Filmi tregon aventurën e futbollistit Flash dhe miqve të tij, të cilët udhëtojnë në planetin Mongo dhe e gjejnë veten duke luftuar kundër Ming Brutalit për të shpëtuar Tokën.

Image

Por kjo nuk është e vetmja traditë e Krishtlindjeve që familja mbretërore pëlqen. 

Dihet se familjes i pëlqejnë edhe lojërat e tavolinës si Monopoly të cilat i luajnë çdo Krishtlindje.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco