Kate Middleton prezanton festat e me veshur me të kuqe dhe të gjithë sytë nga ajo

Kate Middleton prezanton festat e me veshur me të kuqe dhe të gjithë sytë nga ajo

12:05, 09/12/2021
A+ Aa A-

Mbrëmë Dukesha e Kembrixhit priti një koncert Krishtlindjesh në Westminster Abbey, ku u shfaq përkrah William.

Për këtë ceremoni, Middleton zgjodhi një fustan të kuq të valëzuar që paralajmëron festat e ardhshme.

Kate solli një frymë festive në këngën e Krishtlindjeve me rrobat e saj, teksa kishte veshur një fustan zyrtar të kuq Catherine Walker.

Gjithashtu, dukesha i ka shtuar një dekorim të veçantë look-ut të saj – një palë vathë safiri dhe diamanti me thekë nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth.

Vathët e stilit Art Deco ishin një nderim i përsosur për Mbretëreshën Elizabeth, sepse ata fillimisht i përkisnin nënës së saj, Mbretëreshës së ndjerë, e cila vdiq në vitin 2002 në moshën 101-vjeçare.

Kate, e cila mbante vathë të veçantë për disa raste të tjera, organizoi eventin "Royal Carols: Together At Christmas", i cili synon të nderojë heronjtë e pandemisë.

Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, Princi William, por edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princeshën Eugenie dhe Princeshën Beatrice.

Mbretëresha, e cila mbante detyra zyrtare në Kështjellën Windsor të mërkurën, gjeti gjithashtu një mënyrë për të mbështetur ngjarjen e festës. 

Ajo dhuroi pemët e Krishtlindjeve nga Windsor Great Park për të ndihmuar në dekorimin e abacisë.

Veprimtaria, e cila do të transmetohet gjithashtu në TV, përfshin këngë të kënduara nga kori i Westminster Abbey, me performanca muzikore nga Ellie Goulding, e cila këndoi "Have Yourself a Merry Little Christmas" nga këngëtari skocez Tom Walker dhe këngëtari i hitit "Bleeding Love" Leone Lewis, i cili këndoi "O Holy Night".

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco