Hueyda ka lënë pas një testament/ Arjan Konomi mes lotësh zbulon çfarë po ndodh me djalin e artistes

Hueyda ka lënë pas një testament/ Arjan Konomi mes lotësh zbulon çfarë po ndodh me djalin e artistes

19:58, 07/12/2021
A+ Aa A-

Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes Hueyda El Saied, i ka prekur të gjithë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj ikjeje të parakohshme, ajo do të jetojmë gjithmonë jo vetëm në kujtimet e miqve e të njerëzve të dashur për të, por edhe me veprën e fundit që ka lënë pas.

 

Miku i saj, Arjan Konomi, analisti i njohur, zbuloi mes lotëve në emisionin “Rudina” se vajza e njohur e ekranit, ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

 

Arjan Konomi: Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti.

Rudina Magjistari: Gabrieli është me Thierry tani?

Arjan Konomi: Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco