Çifti i njohur vendos t’i japë fund fejesës së tyre

Çifti i njohur vendos t’i japë fund fejesës së tyre

19:43, 06/12/2021
A+ Aa A-

James Kennedy dhe Raquel Leviss, protagonistë të serialit “Vanderpump Rules” ndanë një deklaratë të përbashkët në rrjetet sociale se janë ndarë dhe i kanë dhënë fund fejesës.

“Pas këtyre 5 viteve të mrekullueshme që patëm së bashku, vendosëm se kishim synime të ndryshme dhe vendosëm ta anulojmë fejesën”, shkruhet në mbishkrimin e një fotoje që i shfaq ata së bashku.

 

“Ne e duam shumë njëri-tjetrin, por nuk jemi më të dashuruar. Ne nuk duam asgjë përveç më të mirës për njëri-tjetrin, kështu që ju lutemi mbani çdo mendim pozitiv. Shumë dashuri”.

Njoftimi se Leviss dhe Kennedy ishin ndarë vjen vetëm shtatë muaj pasi u fejuan. Para këtij momenti ata kishin qenë në një lidhje për pesë vjet.

 

Ish-çifti është përballur me probleme në të kaluarën, me Kenedin që po luftonte hapur me varësinë në reality show.

Në korrik 2020, ai falënderoi Leviss-in teksa festoi një vit të maturisë, duke shkruar në ‘Instagram’, “Faleminderit zemrës time @raquelleviss që më solli këtu, nuk mund ta bëja këtë pa ty dashuria ime. Dhe faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vitit të kaluar”.

 

Yjet e Bravo nuk janë dyshja e vetme që i kanë dhënë fund fejesës së tyre – Lala Kent, 31 vjeç dhe Randall Emmett, 50 vjeç, gjithashtu kanë marrë rrugë të ndara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco