Vajza e Will Smith 'tërbon' rrjetin me linjat e saj

Vajza e Will Smith 'tërbon' rrjetin me linjat e saj

09:56, 06/12/2021
A+ Aa A-

Vajza e Will dhe Jade Smith, një çift që së fundmi është sërish në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të detajeve nga jeta e tyre intime, ka intriguar publikun me fotot provokuese me të dashurin e saj të ri.

21-vjeçarja Willow e kaloi fundjavën duke shijuar plazhin në Miami me këngëtarin De’Wayne.

Ata tërhoqën vëmendjen duke shkëmbyer publikisht puthje, edhe pse Willow ka qenë në një lidhje afatgjatë me Tyler Cole.

Përkatësisht, vajza e një çifti të famshëm praktikon poliamorinë, që do të thotë të kesh shumë partnerë në të njëjtën kohë. Këtë ajo e ka pranuar në një emision të nënës së saj Jade Pinkett Smith, e cila gjithashtu gëzon një “martesë të hapur” me bashkëshortin e saj.

Jada dhe Will kanë vite që praktikojnë marrëdhënie me njerëz të tjerë dhe nuk shohin asgjë të çuditshme në vendimin e tyre.

Pasi kaluan një periudhë të vështirë dhe u ndanë për pak kohë, tashmë çifti kalojnë shumë mirë dhe gjithashtu ranë dakord se nuk duan që martesa të jetë “burgu” i tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco