Fifi 'hyn' sërish në shtëpinë e Big Brother, shikoni si reagojnë banorët

Fifi 'hyn' sërish në shtëpinë e Big Brother, shikoni si reagojnë banorët

19:01, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ata ishin të parët që e panë teksa nisi të realizohej si projekt nga Fifi.

Por banorët e shtëpisë së Big Brother kanë dëgjuar dhe shijuar mbrëmjen e të mërkurës për herë të parë këngën më të re të Fifit që është publikuar si “demo” në Youtube.

Kënga “Diell” u luajt nga “vëllai i madh” teksa disa nga banorët ishin në oborr dhe i ka kapur ata të papërgatitur.

Në momentin që kuptuan që ishte kënga e Fifit, ata e shijuan, disa me lot në sy si Arjola dhe disa të tjerë u çuan dhe në këmbë.

Kështu pak ditë pasi la shtëpinë e Big Brother, Fifi “hyri” sërish aty me këngën e saj më të re.

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco