U desh vetëm një foto që mediat botërore të gumëzhijnë për shtatzëninë e Rihannës

U desh vetëm një foto që mediat botërore të gumëzhijnë për shtatzëninë e Rihannës

17:30, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ikona dhe këngëtarja e modës, e cila së fundmi u shpall heroi kombëtar i Barbados-it duke u paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ka nisur thashethemet për shtatzëni.

Në ceremoni këngëtarja është shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli dhe fansat i kanë vënë re barkun pak më të theksuar.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte poza e saj gjatë sesionit fotografik, si dhe kur stafi i ceremonisë u kërkoi të mos konsumonin cigare pranë saj.
Teksa pozonte me duar në bark, media të shumta botërore, me shpresën për të “kapur” të parat lajmin bombastik, njoftuan se këngëtarja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin reperin ASAP Rocky.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë zëra se këngëtarja është shtatzënë. Hera e fundit që ndodhi ishte në shtator, kur ajo u shfaq në Met Gala me një krijim të madh të zi. 

Ndërkohë që shumë thoshin se ajo “kishte veshur një batanije”, disa dyshuan se këngëtarja po përpiqej të mbulonte barkun e saj shtatzënë me zgjedhjet e saj të modës.

Megjithatë, doli se kjo nuk ishte e vërtetë.

Për t'ju kujtuar, Rihanna dhe i dashuri i saj ASAP Rocky u takuan në vitin 2013 në xhirimet e videos së tij "Fashion Kill". 

Ata janë miq dhe bashkëpunëtorë prej shumë vitesh dhe pasi u kapën në pushime të përbashkëta në dhjetor të vitit të kaluar, zyrtarisht bënë të ditur se ishin në një lidhje dashurie.

Tashmë vitin e kaluar këngëtarja pranoi se dëshiron të luajë rolin e nënës në dhjetë vitet e ardhshme.

“Për dhjetë vjet do të jem 42 vjeç dhe do të kem fëmijë – tre ose katër prej tyre”, tha ajo në atë kohë.

E ndërsa presim që kjo të ndodhë, do të udhëhiqemi nga deklarata e saj e mëparshme: “Nuk jam shtatzënë, thjesht po ha mirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco