Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së parë

Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së parë

10:17, 01/12/2021
A+ Aa A-

Pas pamjeve nga ceremonia ku Barbados u shpall republika më e re në botë, fansat kanë spekuluar se Rihanna mund të jetë shtatzënë.

Ylli i muzikës u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj.

Image

Shkak i spekulimeve se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky është bërë barku pak i fryrë i saj.

Kjo nuk është hera e parë që ylli botëror përflitet se është në pritje të ëmbël. Në vitin 2019, ajo tha:

Image

“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di.. planin e Zotit. Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëni pas kësaj intervistë”, tha asokohe ajo.

Pas “Met Gala 2021”, shumë fansa pohuan se Rihanna po fshehte shtatzëninë.

Image

Ishte veshja shumë e gjerë në ngjyrë e zezë nga marka Balenciaga, e cila bëri që fansat e saj të besonin se Rihanna ishte në pritje të fëmijës së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco