U tregua rebele/ Gabimi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth dhe hera e parë që theu rregullat

U tregua rebele/ Gabimi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth dhe hera e parë që theu rregullat

14:12, 30/11/2021
A+ Aa A-

Nuk është sekret që familja mbretërore ka një listë të gjatë protokollesh strikte, dhe nga burimet mbretëresha është ajo që i ka qëndruar besnike.

Në fakt, bëni mirë të mos e vini dorën në zjarr për këtë pasi dhe ajo ka pasur momentet e saj në të cilat është treguar rebele dhe ka harruar se është një person shumë i rëndësishëm.

 

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë vetëm për të dhënë autografe apo për të ndryshuar rregullat, Mbretëresha Elizabeth II është po aq njerëzore sa të gjithë dhe asaj i pëlqen të mos bindet herë pas here.

Përveç pranimit të dhuratave, lyerjes së buzëve në vende publike, ftesës së Meghan Markle për vitin e ri në pallatin mbretëror edhe pse nuk ishte ende e martuar, ajo ka thyer një nga rregullat më të rëndësishëm.

 

Gjatë vizitës së saj në Malajzi, Mbretëresha Elizabeth II, theu protokollin duke i dhënë një autograf një fansi në topin e tij të Manchester United.

Për arsye sigurie dhe për të mos lejuar falsifikimin e nënshkrimit të saj, ajo dhe e gjithë familja mbretërore nuk lejohen të nënshkruajnë autografe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco