Çfarë mendon për Donald dhe Beatrix? Ish-fituesi i ‘Big Brother’ flet pa filtra

Çfarë mendon për Donald dhe Beatrix? Ish-fituesi i ‘Big Brother’ flet pa filtra

18:20, 29/11/2021
A+ Aa A-

Vesel Kurtishaj, ish-fituesi i ‘Big Brother Albania 8’, ishte ftuar sot në emisionin e Top Albania Radio, “Live From Tirana”.

Sigurisht ai u pyet se si i sheh banorët e këtij edicioni dhe se si e vlerëson lojën e tyre si ish-fitues.

Të preferuarit e Veselit janë Donaldi dhe Einxhel.

Ai gjithashtu ka një mendim për marrëdhënien midis Beatrix dhe Donald, e cila po përflitet shumë javën e fundit.

Të kesh brenda një banore si Triksa duhet me qenë shumë i përmbajtur. Ata të dy duket që kanë pëlqim për njëri tjetrin, sa i përket ndjenjave nuk mund të flas, ajo do shihet me kohën. Mendoj që është normale kur rrinë për aq kohë mbyllur brenda të krijosh një lloj afeksioni për dikë.

Veseli komentoi dhe situatën e Fifit, të cilës i uron të mos ndikohet nga komentet

"Unë kam dalur fitues prej atij formati dhe kam pas shumë probleme me komentet e njerëzve. Përgjithësisht më kanë dashur. Fifi ka me e vujt edhe pak këtë pjesën post-Bigut tani. Banorët vërtetë dalin prej shtëpisë por prej Bigu-t nuk dalin dot për një kohë të gjatë. Ishalla nuk ndikohet prej komenteve. Është në rregull të bëjë gafa një njeri i zakonshëm po për Fifin bën bujë sepse njerëzit dhe fansat nuk e kanë pritur. Por mendoj që nuk kanë arsye pse mos ta duan por duke parë sjelljet e saj, ne si popull jemi paragjykues. E kam parë si finaliste gjithmonë edhe pse kohët e fundit i iku filli. Njerëzit kur hyjnë aty brenda thojnë që jemi vetvetja edhe që nuk na intereson çfarë mendojnë të tjerët por qëllimi kryesor është që a je duke dalë mirë jashtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco