‘Dashuria duket fiks kështu’/ Aktorja e njohur sapo i dha fund beqarisë

‘Dashuria duket fiks kështu’/ Aktorja e njohur sapo i dha fund beqarisë

16:00, 28/11/2021
A+ Aa A-

Aktorja shumë e njohur për publikun, Lindsay Lohan, ka dhënë në rrjete sociale një prej lajmeve më të bukura të jetës së saj.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe duket në qiellin e shtatë nga lumturia me partnerin Bader S Shammas.

 

“Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime”- shkruan Lohan në postimin dedikuar partnerit të saj.

Burime pranë Lohan kanë treguar për mediat e huaja se Lindsay është më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj Bader.

 

Çifti është bashkë prej dy vitesh, por zgjodhën ta jetojnë romancën larg kamerave dhe rrjeteve sociale.

Në muajin shkurt të vitit që lamë pas, babai i aktores u arrestua i akuzuar për dhunë në familje.

 

Ish-gruaja, Kate Major, e ka akuzuar Michael Lohan duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.

Major, e cila bëri kërkesën për ndarje nga Lohan pas një viti martesë në 2015-ën, deklaroi se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

 

Sipas saj, Lohan kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston.

Lindsay nuk bëri asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje dhe arrestimin e të atit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco