Einxhel shpërthen në lot: 'Kjo s’është më një lojë këtu…'

Einxhel shpërthen në lot: 'Kjo s’është më një lojë këtu…'

12:13, 25/11/2021
A+ Aa A-

Sot nuk ka qenë një ditë e mirë për gazetaren dhe moderatoren Einxhel Shkira.

Asaj i duket sikur e sulmojnë gjithë kohës dhe merr një reagim për çdo gjë që bën:

“Boll më, jam e lodhur nga 5 njerëz që i kam gjithnjë mbi kokë. Nuk mundem më, çdo gjë që them do kem një reagim. Fakti që po tregohem e fortë nuk do të thotë që duhet të më luftoni gjithë kohës”,- tha ajo.

Sarah është përpjekur ta qetësoj.

Më pas Einxhel ka dal për një xhiro në oborr me Arbërin (Dj Dagz).  Ajo ka ditëlindjen nesër dhe Arbëri e pyeti nëse ka ndonjë plan.

Einxhel: As nuk më bëhet asgjë. Sa mirë do kishte qenë të kisha dalë dje, do e kisha festuar me shoqërinë time. Do kisha qenë nesër me Gjirën, Gracianon, Florin, Fjoralbën, Ervinin.

Arbër: Mbase vijnë këtu! I ke kërkuar?

Einxhel: I kam kërkuar, por se besoj të vijnë.

Arbër: Mbase jo të gjithë, por dikush mund të vij. Sido të jetë na ke neve. Boll është.

Einxhel: Nuk është boll. Më ka marr malli për shokët e mi.

Arbër: Pse ja bën rrafsh vetes?

Einxhel: Po pse të gënjej? E ndiej mungesën e atyre. Jam shumë e lidhur me ata.

Arbër: Pse s’po del? Mund të dalësh.

Einxhel: E thashë edhe sot, s’më rrihet më. E kam menduar. Më thanë të qetësohem.

Arbër: Nuk dorëzohesh ti kaq lehtë.

Einxhel: S’ka lidhje me dorëzimin, më vjen inat që do mendojnë se s’ja dola, po kjo s’është më një lojë këtu, nuk ka më lidhje me dorëzimin, durimin, as ka diçka me vlerë. Këtu kanë dal fiks fjalët e babit tim.

Arbër: Mos u merr me çdo sen.

Einxhel: Kjo është tortura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco