Tregoi muskujt e barkut, modelja e njohur iu përgjigjet kritikave: Ky është trupi im…

Tregoi muskujt e barkut, modelja e njohur iu përgjigjet kritikave: Ky është trupi im…

11:51, 25/11/2021
A+ Aa A-

Modelja dhe aktorja e njohur Emily Ratajkowski e cila ka qënë gjithmonë në qendër të vëmëndjes për postimet e saja goditëse së fundmi iu është përgjigjur kritikave për format e saja trupore.

Ditë më parë 30 vjeçarja publikoi në foto në llogarinë e saj në Instagram të realizuar në një event të mbajtur kohët e fundit.

Image

Në foto modelja tregonte muskujt e barkut dhe kjo bëri që kritikat ndaj saj të ishin të shumta.

Shumë ndjekës argumentuan se Ratajkowski po e ekzagjeronte punën e saj për "ndërtimin e muskujve" .

Disa nga ndjekësit komentuan: "Çfarë, a i përket vërtet ky trup dikujt që ka lindur së fundmi?"

Nisur nga kjo Emily e ripublikoi foton dhe shkroi: Nuk doja ta postoja këtë foto sepse e dija që do të diskutohej. Por hej! Është trupi im dhe nuk do të përkulem para atyre që përpiqen të më turpërojnë për shkak të kësaj’.

Ratajkowski e cila është e martuar me Sebastian Bear Mcclard u bë nënë për herë të parë marsin e kaluar dhe siç shihet ajo i ka rifituar format e saj të mëparshme shumë shpejt pas lindjes.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco