'Ngjaj si debile'! Çfarë e irritoi Sarën në shtëpinë e 'Big Brother VIP'?

'Ngjaj si debile'! Çfarë e irritoi Sarën në shtëpinë e 'Big Brother VIP'?

11:54, 18/11/2021
A+ Aa A-

Sarah Berisha, blogerja nga Durrësi që iu bashkua “Big Brother VIP” disa javë më parë, duket se nuk po kalon momentet më të mira në shtëpi.

Ditën e djeshme, teksa po fliste me Pajtimin, ose siç njihet ndryshe me Dj PM, Sarah tha se ndihet keq që nuk po e tregon veten siç është në të vërtet.

25-vjeçarja u shpreh se impakti që po lë tek njerëzit jashtë nuk është i mirë, për shkak se nuk po mundet të angazhohet në diskutime të ndryshme me të gjithë banorët.

Më pas, Berisha tha: “Nuk do rri të flas me muret…”, duke nënkuptuar se disa persona në shtëpi nuk duan që të bisedojnë me të.

Pajtimi u mundua t’ia largojë mendimet negative, duke e këshilluar që të qëndrojë pa folur gjatë kohës që mes banorëve të tjerë ndodh ndonjë debat, ama të jetë prezente mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Unë ngjaj si debile që…

Pajtimi: Jo, jo gabim je tu e menu këtë pjesë. Ok, s’po do me tu përzi, bon muhabet normal. Ti rri për njerëzit që të kqyrin jashtë, jo për njerëzit mren. Se këtu formati është…

Sarah: Pajtim, po nëse njerëzit më shofin jashtë, më shofin me të 14 ju. S’do flas me muret.

Pajtimi: Po ti s’ke fol me muret.

Sarah: Hej Zot!

Pajtimi: Ke fol me krejt neve. Ti je tu e shfaq veç anën me femrat qysh i ke raportet. Se nga djemtë, unë e Donaldi të dojna, të ngucim…

Sarah: S’po them të gjithë janë njësoj, po flas në përgjithësi.

Pajtimi: Po të kuptoj shumë mirë se këto sene i kam kuptu krejt.

Sarah: I ke vënë re?

Pajtimi: I kam von re, po s’përzina kurrë. Unë vazhdoj tripin tem.

Sarah: Ka dhe një gjë që…

Pajtimi: Unë hi për njerëzit që menoj ose tentoj me ju pëlqy. Se këtu me mujt, krejt njoni-tjetrin e nxjerrim jashtë. Nuk e di pse po ndikohesh. Kur i shef tu debatu, i ngon.

Sarah: Kam përshtypjen që asnjëri këtu nuk më njef siç jam. Ndoshta më njohin aq sa unë i kam dhënë për të më njoh, dhe kjo është super e vërtetë. Ok, bëjmë shaka, unë jam ajo goca e vogla, naivja, ama…

Pajtimi: Po më vjen keq…

Sarah: Që po menoj kështu?

Pajtimi: Po, se po i len të tjerët me fitu për diçka që po më duket absurde.

Sarah: Të të them një gjë. Nuk du t’i bëj keq vetes, se unë e di shumë mirë si jam si tip dhe ata që rrin me mu e din shumë mirë. Nuk du t’i bëj keq vetes duke nejt këtu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco