Dje u prezantua si një nga protagonistet e ‘Love Story 2’, ku e kemi parë më parë bukuroshen?

Dje u prezantua si një nga protagonistet e ‘Love Story 2’, ku e kemi parë më parë bukuroshen?

09:45, 17/11/2021
A+ Aa A-

Dje startoi sezoni i dytë i emisionit ‘Love Story’ në televizionin TV Klan.

Ndryshe nga vjet, këtë vit do dalin 4 çifte dhe ka 2 frontistë djem dhe 2 frontiste vajza.

Dea Vieri është një nga fronistet e spektaklit “Love Story”, ku ka hyrë për të gjetur dashurinë mes djemve konkurrentë.

Dea prej vitesh ka punuar stjuardesë, por ky nuk ka qenë pasioni i vetëm i saj.

Bjondjes bukuroshe i pëlqen fotografia dhe ekrani. Atë e kemi parë në një nga pjesët e serialit “H.O.T”, ku shfaqet në rolin e grimieres së Xhenit.

“Jeta ime ngjason me një ëndërr të bukur, gjithmonë kam dashur që të fluturoj lartë te prek qiellin dhe besoj se ia kam arritur. Prej disa vitesh kam punuar si stjuardesë, por duke qenë në ndjekje të kësaj ëndrre kam harruar që të harruar që të gjej gjysmën time më të mirë. Djali i ëndrrave të mia? Dikush që thyen monotoninë dhe i bashkohet ritmit të jetës sime. Ky është momenti që të filloj një udhëtim të ri, të fluturoj drejt një aventure te re Love Story”, është shprehur Dea.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco