Kim Kardashian i shpërthen zinxhiri i fustanit në mes të skenës, ja si reagoi ajo

Kim Kardashian i shpërthen zinxhiri i fustanit në mes të skenës, ja si reagoi ajo

20:39, 02/11/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian pësoi një incident kur u ngjit në skenën e Muzeut të Artit Modern të hënën.

Yllit të televizioneve iu desh të kërkonte ndihmë për shkak se zinxhiri i fustanit të saj “shpërtheu”.

Kim kishte veshur një fustan lëkure të ngushtë që i rrinte ngjit pas trupit.

Por pas prishjes së zinxhirit u deshën disa njerëz që ta ndihmonin, sepse pothuajse të pasmet i dolën sheshit.

Fatmirësisht, ajo kishte veshur të brendshme të linjës së saj “Skims”, të cilat e mbrojtën nga ekspozimi i tepërt i lëkurës.

Kim ishte ulur pranë stilistes së saj, Kim Jones, e cila reagoi menjëherë dhe nxitoi të mbërthejë zinxhirin sërish.

“Dua të falënderoj Kim Jones, sepse sapo pata një incident të vogël me fustanin. Shyqyr Zotit kisha veshur ‘Skims’ poshtë, sepse do të kisha dhënë një shfaqje më vete sonte”,– tha Kim.

Kardashian ishte ulur në një tryezë me disa të famshëm të tjerë si Lil Nas X, Leëis Hamilton dhe Jones.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco