Arbana Osmani paska në plan të futet sërish në 'Big Brother Vip', ja cili është misioni saj

Arbana Osmani paska në plan të futet sërish në 'Big Brother Vip', ja cili është misioni saj

17:40, 02/11/2021
A+ Aa A-

Prova e javës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë këtyre ditëve u lidh me rastin e “Halloween’.

Përgjatë kësaj kohe në ‘BBV’ ka ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të maskuar dhe nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare.

Mirëpo, përveç këtyre personave në “Big Bother Vip” ëhstë futur edhe Arbana Osmani.

Fillimisht këtë moment epik e ka publikuar në Instastory mikja e moderores, Xhemi Shehu ku vihet re se si Arbana ecën nëpër shtëpi teksa konsumon ushqimin e banorëve.

Krahas videos, Xhemi ka shkruar me humor: "Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën'.

Por mesa duket Arbana nuk ka ndërmend të lërë me kaq pasi po bën sërish plane për të hyrë brenda shtëpisë, por kësaj radhe me një tjetër mision, jo për të ngrënë nga ushqimi i tyre por për të gatuar për banorët.

"Nëse ndodh ndonjëherë që të hyj e të gatuaj për ta, çfarë do të donit të gatuaja?”, duke i lënë ndjekësve të zgjedhin ëmbëlsirën.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco