Lajmi i fundit

Foltorja i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën

FOTO/ Thuhej se ishin në një lidhje, Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i ndalojnë të gjitha dyshimet

FOTO/ Thuhej se ishin në një lidhje, Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i ndalojnë të gjitha dyshimet

18:47, 27/10/2021
A+ Aa A-

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz po bëhen më të rehatshëm duke u hapur për marrëdhënien e tyre në publik.

“Ata janë më të relaksuar kohët e fundit”, thotë një burim për PEOPLE.

 


Tatum, 41 vjeç dhe Kravitz, 32, së fundmi kanë kaluar kohën së bashku në New York City.

Të dy u fotografuan të kapur për dore dhe duke u përqafuar teksa po shkonin për të drekuar në qytet.

 

“Ata duket se nuk kujdesen më për të fshehur lidhjen e tyre”, thotë burimi. “Është e qartë se ata janë shumë të lumtur”.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në janar.


Në atë kohë, një burim i brendshëm tha për PEOPLE se marrëdhënia e tyre ishte platonike.
Por në gusht, PEOPLE konfirmoi se dy yjet po takoheshin pasi u panë duke shijuar shëtitjet me biçikletë, vizita në muze dhe takime me kafe.

 

Në shtator, Tatum dhe Kravitz të dy morën pjesë në Met Gala 2021 më 13 shtator, por arritën në event veç e veç.

Ata më vonë u panë duke lënë eventin së bashku për të marrë pjesë në një festë ku ata “nuk i hiqnin duart nga njëri-tjetri”, tha një i brendshëm për “PEOPLE”.

 

Tatum më parë ishte në lidhje me Jessie J pas divorcit të tij nga Jenna Dewan me të cilën ndan vajzën 8-vjeçare Everly.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco