Aktori hedh akuza ndaj Baldwin: Ishte i vetmi që nuk kontrolloi armën

Aktori hedh akuza ndaj Baldwin: Ishte i vetmi që nuk kontrolloi armën

16:39, 27/10/2021
A+ Aa A-

Së fundmi, aktori Ian Hudson ka reaguar ndaj vdekjes aksidentale të kineastes Halina Hutchins.

Aktori shpjegoi se gjatë xhirimeve të filmit, të gjithë anëtarët e kastit kontrollonin armët e tyre të para çdo skene për t’u siguruar që ishte bosh.

 

Sipas tij, i vetmi që nuk e kontrolloi armën ishte Alec Baldwin.

“Të gjithë aktorët, që janë edhe më me përvojë se unë, kontrolluan të gjithë armët. Baldwin ishte i vetmi që u mbështet te asistenti i regjisorit, Dave Halls, i cili e siguroi atë se nuk kishte plumba. Nuk jam ndjerë i sigurt, kishte kaq shumë armë në shesh dhe asnjë mbrojtje për aktorët, përveç pajisjeve, ” deklaroi Hudson.

 

Alex qëlloi me armë zjarri dhe vrau aksidentalisht Hutchins si dhe plagosi regjisorin në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico.

Kujtojmë se aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico.

 

Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alex Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco