Tha se do të zhvendosej në Afrikë, por çfarë e bëri të ndryshonte plan Einxhel Shkirën?

Tha se do të zhvendosej në Afrikë, por çfarë e bëri të ndryshonte plan Einxhel Shkirën?

13:39, 27/10/2021
A+ Aa A-

Einxhel Shkira, një nga vajzat më të komenuara të showbizit është bërë ditën e djeshme pjesë e ‘Big Brother Vip”.

Mirëpo, para disa ditësh ajo i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj kur i bëri të ditur se do të zhvendosej në Afrikë.

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkroi Einxhel.

Ajo ka treguar se në Shqipëri tashmë nuk e mban më asgjë dhe se është një shpirt i lirë, madje ajo u shpreh se është  e lodhur nga kornizat në Shqipëri.

’Çfarë po më mbante të rrija?’ Kjo ishte pyetja ime dhe kur s’të mban asgjë atëherë je e lirë të ikësh kudo që të thotë mendja. Unë isha një shpirt i lirë që po mbytesha nga kornizat  për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit që s’do më njohin kurrë kush jam në të vërtetë. Këshilla ime e vetme është të ndjekësh mendjen, zemrën shpirti”.

Por lind pyetja, cila ishte arsyeja që e riktheu Einxhelin në Shqipëri? Gjatë një bisede me banorët, ajo ka treguar se arsyeja e rikthimit të saj ka qenë “BBV”.

“Unë duhet të ikja në Afrikë, duhet të isha atje tani, por Vëllai i Madh më zuri”, tha Einxhel, duke biseduar me Palomën dhe Kledin.

Po ashtu, ajo foli dhe për lëvizjet e shpeshta gjatë karrierës së saj.

 “Në fillimet e mia kam patur një emision timin muzikor hip-hopi, pastaj kam bërë hyrje-dalje”, tha Einxhel.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco