‘Shpëtove nga ajo e sëmur mendore’, reagimi i papritur nga familja e Granitit pas asaj që ndodhi me Fifin

‘Shpëtove nga ajo e sëmur mendore’, reagimi i papritur nga familja e Granitit pas asaj që ndodhi me Fifin

12:58, 24/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se e shikon vetëm si motër dhe asgjë më tepër.

U desh ndërhyrja e ambulancës për ta qetësuar këngëtaren.

 

E menjëherë e gjithë situata e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, shkaktoi shumë zhurmë në rrjet.

Majde lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe motra e Granitit, Genta Cana.

 

Kjo e fundit ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ish-futbollisti pëlqen Semi dhe se është e lumtur që e ka larguar nga vetja Fifin.

“Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj. Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. Mu kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. Të gjithë panë Semin me Donaldin, por unë pashë ty me Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, maniake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria”, ka shkruar fillimisht ajo.

Image

Më pas, moderatorja e njohur e ka fshirë postimin dhe ka shkruar se nuk ka asnjë personale me Fifin.

“Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më keni bombarduar me mesazhe nga më të ndryshme. Asgjë nuk kam kundër Fifit si person e as si artiste. E respektoj çfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dytë të rritur. Por për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njëri-tjetrin”, shkruan ajo.

Image

Kujtojmë se pak kohë më parë Genta u shpreh se Fifi ishte e mirëpritur në shtëpinë e tyre. Ajo e quajti kunatë dhe për më tepër shtoi “E njoh Granitin, e di që e ka seriozisht”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco