'A ka ndonjë shans që të pajtohet me Bojkenin?' Ja çfarë thotë Semi Jaupaj për ish-partnerin e saj

'A ka ndonjë shans që të pajtohet me Bojkenin?' Ja çfarë thotë Semi Jaupaj për ish-partnerin e saj

13:55, 22/10/2021
A+ Aa A-

Pas ndarjes, këngëtarja Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka pohuar vetë artistja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë rreth jetës personale, Semi zbuloi disa ditë më parë se personi që kishte pyetur nëse duhej të futej apo jo në “BBV” ishte pikërisht Bojkeni.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para ‘Big-ut’, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”,- tregoi Jaupaj.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo bëri një tjetër deklaratë për ish-partnerin e saj. Gjatë bisedës me Monika Lubonjën, këngëtarja tha se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga njerëzit është ‘A do të rikthehesh ndonjëherë me Bojken Lakon?”.

Pjesë nga biseda:

Semi Jaupaj: Kur më pyesin ‘a ka ndonjë shans që të pajtohesh prapë me Bojkenin?’. I thoja ‘jo’, se nga vetë koha që kam kaluar, janë shumë vite. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja ‘Prit se nuk i dihet’… Unë kam ndenjur 8 vite me atë.

Monika Lubonja: A kishit dëshirë që të bënit ndonjë fëmijë?

Semi Jaupaj: Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë.

Ndërkohë, në muajin maj të këtij viti, kur u pyet nëse është ende në një lidhje me Bojkenin, këngëtarja konfirmoi ndarjen dhe i habiti të gjithë me deklaratën e saj.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”,- u shpreh Jaupaj.

Gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh, Bojkeni madje foli për planet për dasmë, duke treguar se si çdo njeri, edhe ata kanë dëshirë të bëjnë një ceremoni që do ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës.

Megjithatë, sot ata nuk janë më bashkë dhe arsyet e ndarjes ende nuk dihen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco