Leonardo DiCaprio shfaqet në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re

Leonardo DiCaprio shfaqet në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re

16:15, 18/10/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur Leonardi Di Caprio prej disa kohësh po shijon historinë e dashurisë me partneren e tij Camila Marrone.

Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur.

Ndonëse ai përpiqet shumë që ta mbajë larg mediave jetën e tij private ka disa rasti si ai i djeshmi që nuk mund  të mos jetë në faqet e para të mediave rozë.

Ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.

Aktori i njohur po largohej nga festa dhe dukej i veshur i gjithi me të zeza ndersa Camila u shfaq me një triko të shkurtër e kombinuar me pantallona të zeza me bel të lartë.

Më herët burimet kanë treguar se çifti është martuar në fshehtësi.

Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco