Enca eksperimentoi sërish me look-un dhe rezultati na la me gojë hapur

Enca eksperimentoi sërish me look-un dhe rezultati na la me gojë hapur

15:16, 17/10/2021
A+ Aa A-

Enca është padyshim një nga këngëtaret që ka treguar se i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj.  

Kemi parë se ajo ka eksperimentuar shumë me flokët, duke provuar ngjyra të ndryshme, të cilat i shkojnë të gjitha. 

 

Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka ndryshuar pamjen e saj, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura. 

Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotove që postoi në “Instagram”, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse. 

 

“25 vjeçarja më e lezetshme që njoh”, ka shkruar Enca në një postim në “InstaStory”. 

Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Enca solli këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele” që u pritën mjaft mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në platformat muzikore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco