Humbi këmbën në aksident/ Hyseni i 'Përputhen' bën gjestin human për Nikun

Humbi këmbën në aksident/ Hyseni i 'Përputhen' bën gjestin human për Nikun

10:28, 16/10/2021
A+ Aa A-

Hysen Rama, konkurrent i Pëpruthen i ka surprizuar të gjithë me gjestin e tij. Pasi dëgjoi historinë e trishtë të Nikut, i cili për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë, ka vendosur t’i dhurojë një makinë.

Hyseni u shpreh se shpesh e shoqëron Nikun për në shtëpi, pasi ai nuk ka makinë dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirën për ta ndihmuar.

Ky gjest ka emocionuar konkurrentët dhe vetë Nikun, i cili nuk e priste aspak këtë detaj nga ana e Hysenit.

E kam njohur Nikun në prapaskenë. Më është dukur një njeri me zemër të mirë, ka pak njerëz si Niku në botë. Kisha shumë dëshirë që Nikut ti bëj dhuratë një nga makinat e mia sot që ta ketë për punët e tij personale. Mendoj se një nga arsyet pse Zoti e ka shpëtuar nga ai aksident është pikërisht zemra e mirë që ka Niku”, është shprehur ndër të tjera Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco