Shuhen shpresat për një ribashkim mes Kim Kardashian dhe Kanye West!

Shuhen shpresat për një ribashkim mes Kim Kardashian dhe Kanye West!

20:54, 13/10/2021
A+ Aa A-

Kanë kaluar tashmë disa muaj që dyshja e famshme ka bërë kërkesë për divorc por ditëve të fundit u përfol për një ribashkim të mundshëm.

Bëhet fjalë për Kim Kardashian dhe Kanye West dyshen e fuqishme që nga martesa e tyre kanë 4 fëmijë.

 

Ata janë parë bashkë disa herë javët e fundit dhe zgjoi dyshime për një rregullim të raportit dhe anulim të divorcit, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Dokumentet në gjykatë që janë paraqitur sot vërtetojnë se Kim dhe Kanye po vazhdojnë procedurat e divorcit.

 

Madje dyshja sipas mediave botërore janë në proces të ndarjes së pasurisë së krijuar gjatë kohës sa ishin bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco