Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez nuk i kursen shakatë

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez nuk i kursen shakatë

11:15, 12/10/2021
A+ Aa A-

Alex Rodriguez mund të ketë humbur Jennifer Lopez, por ai ende ka sensin e tij të humorit.

Derisa po mbulonte “American League Division Series”, ish-ylli i MLB, 46-vjeç, bëri shaka për statusin e tij pasi u nda nga Lopez, 52-vjeçe, në fillim të këtij muaji.

E gjitha filloi kur transmetimi i drejtpërdrejtë i FOX Sports filloi të tregonte pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays.

“Nuk është hera e parë që njerëzit kanë ngrënë kokoshka në mes të lojës”, tha Kevin Burkhardt, pasi pamjet e Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë Super Bowl 2010 u shfaqën në ekran.

Ndërkohë A-Rod, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në 2011-ën, ia ktheu me humor.

“KB, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar”, tha Rodriguez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco