Sheila rrëfen humbjet më të rënda në jetën e saj

Sheila rrëfen humbjet më të rënda në jetën e saj

17:49, 10/10/2021
A+ Aa A-

Sheila Haxhiraj, fituesja e X-Factor, tashmë është pjesë e ‘Big Brother Vip’.

Në një bisedë ajo rrëfeu humbjet më të rënda në jetën e saj.

 

“Njeriu ka shumë humbje, se në shpirtin tim kam shumë njerëz. Ama do të cek dy: të gjyshit tim, babait tim të nënës time dhe hallës time. Halla ka ndërruar jetë rreth moshës 63 vjeç, ka qenë me kancer 3 herë. Në atë kohë, si ka qenë sistemo atëherë, familje e persekutuar, dashurohet me një djalë, por dhe atë që donte nuk e arriti dot. U detyrua nga familja të bënte një martesë me shkuesi, e përsëri ai person e zhgënjeu për shkak të frikës së asaj kohe dhe ajo vendosi të mos martohej kurrë dhe jetoj me ne. Hallën e kam pasur si nënë të dytë, ka qenë njeri shumë i dashur për mua. I del lotaria amerikane dhe ikën vetëm në Amerikë, qëndron goxha vite, mori dhe pasaportën. Do doja shumë t’i ngjaja shumë asaj”.

 

Më pas Sheila përlotet dhe tregon se ajo vdiq vetëm atje dhe kjo e ka tronditur shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco