Nga Halle Berry te Beyonce, gra të adhuruara në tërë botën që kanë pranuar publikisht tradhtinë!

Nga Halle Berry te Beyonce, gra të adhuruara në tërë botën që kanë pranuar publikisht tradhtinë!

16:46, 10/10/2021
A+ Aa A-

Janë nga gratë më të pëlqyera në tërë botën. Kush e di sa e sa burra do të donin t’i kishin ndërsa ata që i patën i tradhtuan!

E habitshme por kjo u ndodhi disa grave shumë po shumë të famshme, të cilat folën dhe pranuan publikisht tradhtinë.

Image

1. Halle Berry

Aktorja mësoi nga një tabloid se bashkëshorti i saj i dytë, Eric Benet po e tradhtonte me disa gra të ndryshme.

“Nga kjo mësova se herën tjetër, kur të shoh një sinjal të kuq në lidhjen time, ta pranoj si sinjal të kuq. Të mos e neglizhoj dhe të them se “është thjesht një hije”. Unë e doja atë marrëdhënie dhe atë burrë dhe e justifikoja, edhe pse sinjalet ishin gjithmonë aty.”

Image

2. Eva Longoria

“Shoqëria të bën të mendosh se ka diçka që nuk shkon me gruan. Thotë se ai e tradhtoi pasi ajo s’e kënaqte mjaftueshëm seksualisht. Më falni, por pse dreqin duhet të ketë diçka me mua vetëm se ai do të tradhtojë? Unë jam e sigurtë tek ajo që jam, s’ka asgjë që s’shkon me mua tek tradhtia e tij.”

Image
3. Sandra Bullock

Aktorja e zbuloi tradhtinë e të shoqit fiks gjatë kohës që po përpiqeshin të adoptonin një fëmijë. Sandra vendosi ta përfundonte e vetme procesin e nisur.

“Jemi të gjithë në vendet kur supozohet të jemi. Unë jam fiks aty ku dua të jem tani. S’mund të kthehesh pas, as kam ndërmend ta bëj. Jam mirënjohëse dhe e bekuar me çfarë kam. Askush s’është i përgatitur për asgjë. Ndodhi, por jam me fat që ndodhem këtu ku ndodhem tani.”-u shpreh ajo për Vogue.

Image

4. Meg Ryan

“Ishte një histori e madhe, por çfarë s’ishte pjesë e historisë ishte realiteti i martesës sime për 9 vite. Dennis s’ishte besnik ndaj meje për një kohë të gjatë dhe kjo është e dhimbshme. Mësova shumë gjëra të tjera pas divorcit. Pavarësisht dhimbjes që ndjeja, u çlirova. S’kisha më pse mendoja se çfarë do të thoshin njerëzit për mua.”

Image
5. Gwen Stefani

“Ishte fillimi i ferrit. Për 6,7, 8 muaj ishte torturë sepse kërkoja të zbuloja sekretin e madh. Endrrat e mia u shkatërruan. Gjithçka kisha dashur në jetë ishte të kisha fëmijë, të martohesha njësoj siç kishin bërë prindërit e mi.”

Image

6. Beyoncé

“Ka shumë hije nëpër një histori. Asgjë s’është bardh e zi. Kam qenë në ferr dhe jam kthyer sërish, por jam krenare për çdo shenjë. Kam qenë zemërthyer dhe e keqtrajtuar në disa forma. Jam zhgënjyer në biznes dhe në gjërat e mia personale, zhgënjime që më kanë bërë të ndihem e neglizhuar dhe të ndjeshme. Pavarësisht të gjithave kam mësuar të qesh dhe të qaj dhe të rritem.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco