‘A nuk e do ti më babanë tim?’ Adele zbulon si iu përgjigj pyetjes të së birit pas divorcit

‘A nuk e do ti më babanë tim?’ Adele zbulon si iu përgjigj pyetjes të së birit pas divorcit

09:18, 08/10/2021
A+ Aa A-

‘Adele i ka dhënë fund martesës me Simon Konecki në vitin 2019 por tek tani ka folur për herë të parë rreth divorcit dhe djalit të tyre, Angelo.

Duke folur për “American Vogue” në intervistën e saj të parë në pesë vjet, Adele tha se shpreson që albumi i saj i ri, në të cilin ajo këndon për divorcin e saj, do të ndihmojë Angelon që kurr të rritet edhe pak, ta kuptojë se çfarë ndodhi.

Image

Ajo shpjegoi: “Ai ka aq shumë pyetje të thjeshta për mua sa nuk mund t’i përgjigjem, sepse nuk e di përgjigjen, si për shembull pyetja: ‘Pse nuk mund të jetojmë akoma së bashku?’”, ka thënë Adele.

’Pse nuk e do më babanë tim?’, është pyetja tjetër, së cilës mu desh t’i përgjigjesha: ‘Unë e dua babanë tënd. Unë thjesht nuk jam e dashuruar’. Nuk mund t’i jap kuptim një fëmije nëntëvjeçar”, thotë Adele përgjatë intervistës.

Image

Adele gjithashtu pranoi se kishte vështirësi të fliste me djalin e tyre për ndarjen e saj, duke i shkaktuar aq shumë ankth sa psikologja e saj sugjeroi që ajo të regjistronte veten duke folur me Angelon në mënyrë që të mbante mend atë që ai i kishte thënë.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Adele nuk është penduar, duke thënë se zgjodhi ‘personin e përsosur’ për të pasur një fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco