Puthja e ‘nxehtë’ e Boris Johnsonit me bashkëshorten e tij Carrie Symonds bëhet virale

Puthja e ‘nxehtë’ e Boris Johnsonit me bashkëshorten e tij Carrie Symonds bëhet virale

14:35, 07/10/2021
A+ Aa A-

 Kryeminstri i Britanisë së Bashkuar Boris Johson dhe bashkëshortja e tij Carrie Symonds nuk mund ta fshehin dashurinë e tyre.

Në konferencën e Konservatorëve, banori i Downing Street bëri njoftime me zë të lartë se do t'i jepte jetë të re Britanisë pas Brexit, pavarësisht problemeve serioze në tregun e karburantit dhe zinxhirit të furnizimit për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve.

Megjithatë, nuk ishin fjalët e tij ato që vodhën shfaqjen, por puthja e 'nxehtë' që ai i dha gruas së tij të tretë, Carrie Symonds.

Sipas gazetës " Daily Mail " , veshja e saj që kushtonte 360 paund, si dhe flokët e saj të gjatë me onde, nuk kaluan pa u vënë re.

Prerja e flokëve të saj në stilin boho ju bëri përshtypje fotografëve pasi dhe Sekretarja e Brendshme Britanike Pretty Patel mban të njëjtin model flokësh.

"A kanë të njëjtin parukier?"  shkruan gazeta britanike, duke lavdëruar parukierin që kujdesej për flokët e dy grave.
 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco