Nis Big Brother VIP, kush janë 14 të famshmit që u bënë pjesë e 'shtëpisë'

Nis Big Brother VIP, kush janë 14 të famshmit që u bënë pjesë e 'shtëpisë'

00:32, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ka nisur spektakli i shumëpërfolur, Big Brother VIP, nën moderimin e Arbana Osmanit. 

14 janë konkurrentët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktorë, këngëtarë, poetë, balerinë, koreografë, modele dhe moderatorë do të qëndrojnë për 3 muaj me radhë të izoluar në një shtëpi të monitoruar me kamera 24 orë non stop. 

Banorët e shtëpisë së famshme do të jenë koreografi Ilir Shaqiri, aktorja Arjola Demiri, prezantuesi Donald Veshaj, gazetarja Paloma, poeti Elhaid Cufi, modelja Beniada, këngëtarët Sabiani, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni, ish-futbollisti dhe modeli Granit Cana, Kledi Hysa gjithashtu model si dhe Monika Lubonja, aktore.

Shtëpia e Big Brother ka një sipërfaqe prej 1000 m2 dhe e survejuar nga më shumë se 100 kamera. Opinionistët e Big Brother janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim06/10/2021 08:14

Nje turp me sahalepires te qeverise

Shto koment

Denonco