Rekord i çmendur/ Numri i klikimeve në këngën 'Despacito' së shpejti do të tejkalojë numrin e njerëzve në planet

Rekord i çmendur/ Numri i klikimeve në këngën 'Despacito' së shpejti do të tejkalojë numrin e njerëzve në planet

16:32, 01/10/2021
A+ Aa A-

Kënga "Despacito", e artistëve Luis Fonzi dhe Daddy Yankee, e publikuar gjatë vitit 2017, së shpejti do të ketë një numër më të madh shikimesh në YouTube sesa planeti Tokë ka banorë.

Sipas Nova.rs , kënga ka mbledhur më shumë se shtatë miliardë e pesëqind milionë shikime në katër vjet.

Popullsia e përgjithshme e planetit Tokë vlerësohet në shtatë miliardë e nëntëqind milionë njerëz.

Kur u publikua, kënga "Despacito" ishte një hit i madh planetar që u luajt pothuajse vazhdimisht në radio gjatë 2017 dhe 2018.

Popullariteti i kësaj kënge nuk u ul gjatë viteve në vijim.

Ekspertët e muzikës dhe gazetarët e muzikës e kanë etiketuar atë si një këngë që meriton kthimin e tingullit latin në pop -in e zakonshëm.

Tekstet janë në spanjisht. Rimiksin e këngës, artistët e përmendur e bënë edhe me Justin Bieber.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco