Rihanna ka një surprizë të garantuar për albumin e saj të ri

Rihanna ka një surprizë të garantuar për albumin e saj të ri

14:43, 24/09/2021
A+ Aa A-

Rihana ka dhënë së fundmi një përditësim për albumin e saj të shumëpritur nga “Anti”.

Para se të jepej shfaqja e tretë e “Savage X Fenty” Rihanna ka treguar për muzikën e saj të re.

Këngëtarja ka treguar se albumi tjetër i saj do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.

"Do i kalojë pritshmëritë tuaja. Fiksojeni në mendjen tuaj”-u shpreh këngëtarja.

“Unë vërtet po eksperimentoj. Muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë jam duke u argëtuar dhe do të jetë krejtësisht ndryshe. 

Deri më tani ajo nuk e ka dhenë datën e publikimit të albumit të saj të ri, por fansat janë të bindur se së shpejti do të jetë gati për të dalë në treg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco