'Më ke thënë të bëj hundën', Ritvana i nxjerr të palarat Adës

'Më ke thënë të bëj hundën', Ritvana i nxjerr të palarat Adës

08:48, 23/09/2021
A+ Aa A-

Ritvana dhe Ada janë dy ndër konkurrentet e reja të sezonit 3 të Për’puthen dhe përplasjet midis tyre kanë filluar.

Ada është konkurrentja, e cila është paragjykuar nga Edi, si dhe nga një pjesë e mirë e publikut për operacionet plastike që ka bërë.
Ritvana në dy puntata rresht tregoi se Ada i ka thënë të bëj operacion hundën, kur janë takuar në audicione.

“Kur kemi qenë në audicione, kemi folur me Adën rreth vetes tonë e sesi mund të jemi më skenike dhe Ada më ka thënë mua, hundën e ke skandal, duhet të bësh buzët, të bësh këtë e atë. Mikelës i the nuk ke mundësi ekonomike të bësh operacioni. Ti je e para, e cila ofendon, prandaj nuk mund të të dal në mbrojtje ty. “,- ka rrëfyer Ritvana në program.

“Ty të tha dikush tjetër për hundën dhe unë rashë dakord. Mbaje hundën, nëse të pëlqen, por e kupton ndryshe, se unë nuk ta thashë me të keq.”,- tregoi Ada.

“Mua nuk më pëlqen të bëj operacione plastike dhe as nuk vuaj nga probleme ekonomike, thjesht nuk i kam qejf. Kur paragjykon vet, prano dhe paragjykimet e të tjerëve. Ti ke probleme përderisa nuk e pranon veten ashtu siç je.”,- tha Ritvana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco