Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë

11:42, 21/09/2021
A+ Aa A-

Princesha Beatrice dhe partneri i saj, Edoardo Mapelli Mozzi së fundmi janë bërë prindër për herë të parë.

Mbesa e Mbretëreshës lindi fëmijën e saj të parë në spitalin e Chelsea, Ëestminster. Buckingham Palace tha se princesha dhe vajza e saj janë në gjendje të mirë dhe gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës po përjetojnë momente të lumtura, shkruan “BBC”.

Vajza do të jetë e 11-ta në radhë për fronin dhe është mbesa e 12-të e Mbretëreshës.

Në një postim në “TWitter”, princesha tha se ishte “shumë e lumtur që ndau lajmin për ardhjen e sigurt të vajzës“, duke falënderuar ekipin e mamive dhe të gjithë në spitalin për kujdesin e tyre të mrekullueshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco