Dikur ishin kunata, por si qëndron sot marrëdhënia mes Jonidës dhe Borës?

Dikur ishin kunata, por si qëndron sot marrëdhënia mes Jonidës dhe Borës?

14:19, 05/08/2021
A+ Aa A-

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani para disa kohësh ishin në një lidhje dashurie me dy vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj.

Raporti mes dy vajzve ka qenë gjithmonë i shkëlqyer aq sa filluan të ndërronin edhe rrobat me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për një palë sandale jeshile, të cilat Jonida i kishte veshur më herët kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Jonida po ashtu zgjedhoi të vishej me rrobat e dyqanit të Borës dhe këtë e tregoi publikisht me një video në Instagram. Asokohe, kjo video u rishpërnda më pas edhe nga moderatorja që shkroi “Si lule e bukur”.

Ndërsa sot, pas ndarjes nga partnerët e tyre vajzat duket se ende kanë arritur të ruajnë një rport të mirë me njëra-tjetrën.

Bora Zemani i është futur seriozisht punës për markën e saj të veshjeve dhe Jonida Maliqi ka qenë ndër të parat që e ka uruar publikisht në Instagram me fjalë mjaft të ëmbla.

"Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë super të mira dhe pas ndarjes nga binjakët. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco