Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit/ Ja çfarë ka ndodhur

Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit/ Ja çfarë ka ndodhur

09:47, 02/08/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në Ulqin.

Ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet.

 

Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.

Image

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!

“Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.

Image

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.

“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young, rich, successful. i kena ndrru venet u was a role model #facts now u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen famës, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah për shnet e sukses. Shihum nesër Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!

Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco