Jennifer Lopez dhe Ben Affleck priten në Capri me duartrokitje

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck priten në Capri me duartrokitje

12:10, 28/07/2021
A+ Aa A-

Ata janë padyshim çifti i verës 2021. 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk fshihen më. 

Pas thashethemeve të ndryshme ata vendosën të dilnin në shesh, me një puthje pasionante në Instagram.

 Pas Saint Tropez çifti ka arritur në Itali, në Capri, një ishull shumë i dashur për JLo, i cili ishte vendi për shumë momente të bukura në jetën e saj.

Në Capri, JLo duhet të ishte martuar me Alex Rodriguez, por dasma nuk u zhvillua kurrë pas kaq shumë shtyrjeve. 

Në Ishullin Blu, ylli i popit dhe aktori u pritën me duartrokitje, selfie dhe shumë ngrohtësi. 

Çifti arriti në bordin e tenderit të jahtit Valerie, një ultra-luksoz prej 85 metrash, dhe më pas bënë një shëtitje nëpër rrugët dhe dyqanet e qendrës, përfshirë sheshin e vogël. 

Pas 19 vitesh është dashuria përsëri mes të dyve.

 Një kthim prapa që befasoi vetë protagonistët, aq sa Lopez në një intervistë për Apple Music, u shpreh:

"Jam jashtëzakonisht e lumtur, është koha më e mirë e jetës sime. Kam ardhur në një pikë që jam mirë me veten time dhe kuptova që kur të arrini këtë hap, atëherë ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme që nuk do t’i kishit imagjinuar kurrë ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco