Pas fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike,  Rita Ora nuk e fsheh dot krenarinë

Pas fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike, Rita Ora nuk e fsheh dot krenarinë

15:19, 24/07/2021
A+ Aa A-

Zyrtarisht, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike ku fitoi medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Mirëpo përpos personazheve të tjera të njohura edhe Rita Ora, këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Kosova nuk e ka mbajtur dot të fshehtë krenarinë e saj.

Ajo ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram, një foto të Distrias gjatë momentit të triumfit teksa e shoqëroi me tekstin: ‘Nuk mund të jem më krenare se kaq’.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco