Loredana bën tatuazh emrin e një prej bashkëpunëtorëve të saj më të mirë

Loredana bën tatuazh emrin e një prej bashkëpunëtorëve të saj më të mirë

09:43, 22/06/2021
A+ Aa A-

Loredana është një ndër artistet më të suksesshme në Gjermani dhe në vendin tonë.

Ajo e nisi karrierën e saj në një moshë fare të re dhe po korr një sukses të vërtetë.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe gjithmonë “ngacmon” publikun me provokimet e shpeshta që ajo bën.

Ditën e djeshme ajo në një postim të saj ndau një mesazh të rëndësishëm siç është trupi i femrës.

Ajo ju bëri thirrje të gjitha grave dhe nënave që ta duan trupin e tyre, edhe pas lindjes së një fëmije.

Mirëpo, së fundmi ajo ka habitur sërish më një nga postimet e saj pasi kishte realizuar një tatuazh të ri shumë domethënës.

Por, këtë herë nuk ishte i gdhenduar as emri i vajzës dhe as ai i partnerit të saj, Mozzik.

Artisja ka treguar përmes postimit se në krah ajo ka shkruar emrin e producentit “Macloud”.

Kjo mund të jetë me siguri në shenjë mirënjohjeje për shkak të sukseseve të njëpasnjëshme që ajo ka arritur edhe falë punës së Macloud.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco