Getinjo vjen me një këngë të re e cila mbart një mesazh të rëndësishëm

Getinjo vjen me një këngë të re e cila mbart një mesazh të rëndësishëm

19:29, 16/06/2021
A+ Aa A-

Getinjo, është një ndër reperët më të dëgjuar për publikun shqiptar.

Kohët e fundit, këngëtari është bërë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke na treguar edhe detaje nga jeta e tij personale.

Ai ka paralajmëruar publikun se brenda kësaj jave do të sjellë një këngë të cilën do ta quante “Pare”.

Ndër të tjera, Getinjo shprehet se kënga mban një mesazh të rëndësishëm, por nuk do të shndërrohet në një hit pasi nuk ka klip dhe as nuk ka bërë ndonjë investim të madh për të.

“E kom bo 1 kong n’këtë javë e publikoj…konga e ka titullin ‘Pare’.

“Më pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”. Nuk është hit veror as nuk është klip me investim të madh! Është veç një mesazh se çka parja po na shtin me bo mu, ty dhe të tjerët”, - është shprehur ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco