'Grua të dua': Tre vite pas ndarjes, Travis Scot i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner

'Grua të dua': Tre vite pas ndarjes, Travis Scot i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner

18:16, 16/06/2021
A+ Aa A-

Kylie Jenner, motra më e vogël e familjes Kardashian, duket se është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, Travis Scott, me të cilin ka dhe një vajzë tre vjeçare.

Kylie Jenner dhe Travis Scott morën pjesë në ngjarjen në Neë York të hënën në mbrëmje dhe mediat amerikane deklarojnë se paraqitja e tyre e përbashkët, tashmë konfirmoi spekulimet se çifti është përsëri së bashku.

Çifti së bashku me vajzën e tyre trevjeçare Storm u vendosën në Neë York për Parsons Benefit vjetor të organizuar nga Neë School, ku Scott gjithashtu mori çmimin.

Në tapetin e kuq, Scott u bashkua me Jenner dhe vajzën e tyre.

 Në këtë ngjarje Jenner u shfaq me një fustan jeshil ulliri ndërsa Scott, i veshur me një kostum të zi.

 Stormi kishte veshur një fustan të zi dhe atlete ndërsa pozonte para prindërve të saj

Të pranishmit në ngjarje pretendojnë se Scott dhe Jener u kapën për dore.

Scott madje i tregoi Jenner dashurinë kur arriti në podium për të marrë çmimin Parsons Table, duke i thënë se e donte.

Kujtojmë se Kylie Jenner prishi një marrëdhënie dy-vjeçare me reperin Travis Scott në 2019.

Çifti ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e vajzës një vjeçare të atëhershme pa një avokat dhe tensione të panevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco