Marsi në Luan: Ja si do të ndikojë për të gjitha shenjat e zodiakut sipas Meri Shehut

Marsi në Luan: Ja si do të ndikojë për të gjitha shenjat e zodiakut sipas Meri Shehut

13:12, 16/06/2021
A+ Aa A-

‘’Planeti Mars është futur në shenjën e Luanit që nga data 11 qershor 2021.  Marsi është planeti që tregon energjinë tonë dhe pozicionin luftarak në jetën tonë. Nëpërmjet Marsit do marrim, do fitojmë do plagosim dhe do na plagosin. Eshtë element i rëndësishëm në jetën tonë për të përcaktuar pozicionet tona dhe prezencën tonë. Por edhe mbrotjen tonë. Marsi udhëheq Akrepin dhe Dashin dy shenja të forta si së brendshmi ashtu edhe së jashtmi. Ky Mars është i rëndësishëm pas dy muajsh në Gaforre në shenjën e dobësisë së tij.  Në Luan është në shenjën e zjarrit që i përshtatet dhe është i nevojshëm për jetën tonë. Marsi do të qëndrojë në Luan deri në datën 30 korrik. Nuk do të mjaftohemi me gjërat e vogla, as të mesme dhe as me një përshtatje të situatave. Do kërkojmë më të mirën më të madhe, me të ndritshme dhe më të bukurën e erotikës. Do kërkojmë më të famshmen dhe pushtetin. Në jetën erotike do sjell shumë lulëzim dhe vendosmëri për të ndryshuar rutinën dhe për ta bërë të gëzueshme dhe shumë erotike. Mund të na mësojë të dashurojmë nga e para. Në ekonomi do mbizotërojë një ndjejë optimizmi dhe guximi për të promovuar një ide të re. Por nuk është mirë për lojërat e fatit megjithesë keni dëshirë për të rrezikuar. Në jetën sociale do të ketë argëtim dalje festa shëtitje ku mund ti takojmë ata që duam në vende relaksimi dhe pushimi. Në aspektin shendetësor nuk duhet ta lodhim zemrën’ shkruan në pjesën hyrëse astrologia Meri Shehu.

Dashi

Mbas datës 18 korrik Marsi do jete pak malifik me shenjën tuaj megjithese deri atëhere do jetë krijues dhe erotik duke ju dhënë energjinë e duhur në jetën personale dhe në dashuri kryesisht

Demi

Marsi nuk është shumë i dashur me ju në përgjithësi dhe sjell probleme familjare dhe ekonomike të konsiderueshme. Në datën 4 korrik do jetë i vështirë për çështje të rëndësishme personale tuajat dhe shëndetin

Binjaket

Marsi në Luan ju jep optimizmin e duhur dhe zjarrin që ju mungon për të vepruar me me vendosmeri. Takime interesante në jetën erotike në udhëtime të shkurtra. Nga dat 4 korrik dhe 18 korrik kujdes nga të papriturat jo të këndshme sidomos në ekonomi

Gaforrja

Marsi në Luan ju çliron nga lufta e përditshme dhe ju drejton vëmëndjen në zotërimet ekonomike dhe në ato personalet. Kujdes se mund të prishni një pushim apo festë apo shoqëri nga data 4 korrik dhe disa çështje të komplikuara në jashte vendit e ligjin nga data 18 korrik

Luani

Marsi në shenjën tuaj ju karikon dhe ju mbush me energji te pakufijshme e cila ju kishte munguar totalisht. Mund të kërkoni dhe të dëshironi të jetoni në të gjitha format. Kujdes nga data 4 korrik pasi karriera mund te pësoj probleme dhe armiqtë mund të duan të përmbysin pozicionet tuaja

Virgjeresha

Marsi në Luan ju kthen energjine dhe veprimtarinë brenda vetes duke e lodhur fizikisht mendjen dhe trupin. Duhet të çliroheni dhe të mos merreni me pune qe mbartin nerv. Kujdes me shëndetin. Nganjëhere shumë energji e madhe ju shpërthen brenda jo mirë .Dilni argëtohuni

Peshorja

Jeni në një pozicion shume komod me Marsin në Luan. Do mereni me krijimtari dhe do takoni njerëz shumë interesantë dhe me talente. Festa argëtime dhe erotizëm i madh tek shenja juaj

Akrepi

Marsi në Luan ju sjell atë famë dhe pushtet që do ta dëshironit me shumë se çdo gjë në këtë periudhë. Nje veprimtari e fuqishme ju ngre shumë larte por edhe ju vë përball kritikave Një martesë e fuqishme ju pret

Shigjetari

Ju pret një periudhe shume aktive me udhetime dhe kontakte me jashtë. Do njihni njerez nga kultura të huaja dhe do i jepni vetes një shans të dytë në dashuri për të qenë të lumtur Kujdes datën 4 korrik pasi ka përballje me punën dhe mbas datës 18 korrik për ekonomine

Bricjapi

Marsi në Luan nuk është se kuptohet shumë nga ju por do ndjeni një zjarr që ju djeg dhe do ju duhet te veproni disi në lidhje me ekonomine por edhe me dashurinë. Ndonjë takim i fshhete. Kujdes datën 4 korrik pasi ka përballje në çift dhe mbas datës 22 korrik në ekonomi

Ujori

Marsi del përball jush duke ju bërë karshillik pasi ju nuk e doni. Marsin e zjarrtë duke qene se zjarri ju komplikon ndjenjat dhe ju bënë presion për të bërë një lidhje apo bashkëpunim me të deklaruar . Por sidoqoftë ju zgjon për përballje

Peshqit

Jeni në një moment ku do merri pak kot dhe kjo do sjell probleme në lidhje me punën dhe shëndetin. Nuk duhet të bëni gjera që nuk i kuptoni duke perdorur zjarrin e Marsit. Kujdes aksidentet dhe shëndetin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco