Njihuni me brunën bukuroshe që i ka 'vjedhur' zemrën Rinianit: Avokate dhe nënë e një vajze...

Njihuni me brunën bukuroshe që i ka 'vjedhur' zemrën Rinianit: Avokate dhe nënë e një vajze...

11:44, 09/06/2021
A+ Aa A-

Riniani pas daljes nga "Përputhen" nuk është më beqar dhe zemra e tij ka filluar të rrahë sërish për dikë.

I ftuar në "Shqipëria live", pak ditë më parë Riniani tregoi se vajza nuk i përket showbizit dhe tani ka vendosur ta bëjë lidhjen publike.

Ish-konkurrenti ka postuar foton e parë me partneren, e cila është një brune shumë bukuroshe.

Përkrah fotos, Riniani ka shkruar: "Buzëqeshja e saj", duke treguar se është dashuruar me të nga ky tipar.

Partnerja e Rinianit quhet Anisa dhe në bion e saj në Instagram tregon se është nënë e një vajze dhe punon avokate në Spanjë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, ka treguar Riniani.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco