Pas 19 vitesh transmetim, Ellen DeGeneres njofton fundin e emisionit të saj

Pas 19 vitesh transmetim, Ellen DeGeneres njofton fundin e emisionit të saj

19:43, 12/05/2021
A+ Aa A-

Moderatorja e famshme Ellen DeGeneres ka njoftuar se emisionit të saj “The Ellen DeGeneres show”, i ka ardhur fundi.

Në 2022-shin ky shoë do të mbyllet pas 19 viteve transmetim.


“Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë”- tha Ellen për “THR”.


“Unë jam një person kreativ dhe kur je një person kreativ kërkon që gjithmonë të sfidohesh, ja pse vendosa të prezantoj Oscar. Doja diçka që të më sfidonte. Dhe sado që emisioni im është i mirë, të bën për të qeshur, nuk është më sfidë për mua. Dua diçka të re”- u shpreh moderatorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco