Gati për në Rotterdam, Anxhela Peristeri ndan foton nga aeroporti me flamurin shqiptar

Gati për në Rotterdam, Anxhela Peristeri ndan foton nga aeroporti me flamurin shqiptar

15:50, 09/05/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Anxhela Peristeri është përzgjedhur këtë vit për të prezantuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Pak ditë deri në fillimin e festivalit ndërkombëtar, artistja ka treguar së fundmi se është nisur për në Rotterdam, Holandë.

 

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat e publikun në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar ajo ku shfaqet e ulur mbi valixhe dhe duke mbajtur një flamur kuq e zi në dorë.

Anxhela po ashtu ka të veshur një triko të zezë në të cilën mbrapa është vendosur emri i këngës së saj, “Karma”.

Reagimet ndërkohë ishin të shumta ‘duke i uruar fat e suksese të mëdha’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco