Ja çfarë bleu Melinda Gates tre javë para se të shpallte divorcin me Bill

Ja çfarë bleu Melinda Gates tre javë para se të shpallte divorcin me Bill

10:32, 06/05/2021
A+ Aa A-

Vendimin për divorc çifti i famshëm siç duket e kanë marrë kohë më parë dhe prisnin kohën e duhur për ta shpallur publikisht.

Kjo nisur nga fakti që Melinda Gates bleu një pronë prej 1.2 milion dollarë në Seattle në fillim të muajit prill të këtij viti.

Vila luksoze ka katër dhoma gjumi, dy banjo dhe rrethohet nga një kopsht i madh, sipas dokumeteve të publikuar nga Insajder.

Image

Pas 27 vite së bashku bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda vendosën t'i japin fund martesës së tyre.

''Në 27 vitet e fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një institucion që operon në të gjithë botën dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne do të vazhdojmë të ndajmë besimin në këtë mision dhe të punojmë së bashku për fondacionin, por nuk besojmë më se mund të shkojmë përpara së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë. Ne kemi nevojë për hapësirë ??dhe privatësi për familjen tonë në këtë kapitull të ri të jetës sonë," thuhej në deklaratën e tyre të publikuar të hënën (3 maj)

Bill dhe Melinda Gates kanë 3 fëmijë nga martesa e tyre. 

Jennifer, vajza e tyre e madhe, tha në një postim në Instagram se "ishte një kohë e vështirë për të gjithë familjen tonë", duke theksuar, megjithatë, se ajo nuk ka ndërmend të komentojë më tej për ndarjen e prindërve të saj.

"Unë nuk do të bëj ndonjë koment të mëtejshëm mbi ndarjen, por dua që ju të dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja juaj janë shumë të rëndësishme për mua " , ju shkroi 25-vjeçarja ndjekësve të saj.

 Vëllezërit e saj, Rory 21 vjeç dhe Phoebe 18, ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me ndarjen e prindërve.

Gates u takua për herë të parë në 1987 kur Melinda u bashkua me Microsoft si menaxhere e produkteve. 

Çifti u martua në Lanai, Hawaii në 1994 dhe themeloi Fondacionin Bill dhe Melinda Gates në 2000.

Fondacioni u bë shpejt një nga organizatat jofitimprurëse më të rëndësishme në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco